Asani gjen golin në Iran, sulmuesi i kombëtares nuk fal

- Bota Sot

Asani gjen golin në Iran, sulmuesi i kombëtares nuk fal

Esteghal barazoi 1-1 ndaj Kheybar Khorramabad, në ndeshjen e kampionatit iranian.

Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani realizoi golin për skuadrën e Esteghal.

Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke mposhtur kështu portierin kundërshtar.

Për Asanin ky është goli i gjashtë për këtë sezon, ndërsa në 12 ndeshje të luajtura, ka dhuruar edhe një asist. 30-vjeçari është një titullar fiks te Esteghal dhe paraqitjet e tij me këtë skuadër janë mjaft pozitive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot