Po kalon një formë të mirë, Muçi merr çmimin në Turqi

- Bota Sot

Po kalon një formë të mirë, Muçi merr çmimin në Turqi

Ernest Muçi po përshtatet më në fund te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi po shënon rregullisht dhe për momentin është në kuotën e 6 golave.
Para ndeshjes ndaj Besiktas, në të cilën ai realizoi një gol, Muçi mori një çmim të rëndësishëm.

Goli i Muçit ndaj Konyaspor u zgjodh si më i miri i muajit nëntor.

Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit shihet Sekretari i Përgjithshëm, Sami Karaman që i jep çmimin 24-vjeçarit.

Lojtari i kombëtares është i huazuar te Trabzonspor dhe këta të fundit po marrin në konsideratë blerjen e kartonit nga Besiktas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot