“8-vjeçaren e pranuam pa rrahje zemre dhe pa frymëmarrje” – detaje nga QKMF-ja në Suharekë

- Bota Sot

“8-vjeçaren e pranuam pa rrahje zemre dhe pa frymëmarrje” – detaje nga QKMF-ja në Suharekë

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë në repartin e Emergjencës në Suharekë, pasi fillimisht ishte pranuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

Sipas Policisë, mjeku kujdestar ka informuar se vajza, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk kishte shenja jete.

Për rastin ka folur edhe vetë mjeku i QKMF-së në Suharekë, Edolir Ahmeti, i cili për emisionin “Kosova Live” ka deklaruar se pacientja është pranuar pa rrahje zemre dhe pa frymëmarrje.

Sipas tij,  stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve mjekësore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot