Trajner në Botëror me “fat b***”, Kanavaro i përgjigjet Gatuzos

- Bota Sot

Trajner në Botëror me “fat b***”, Kanavaro i përgjigjet Gatuzos

Fabio Kanavaro ka zgjedhur t’i përgjigjet në distancë Rino Gatuzos i cili pak kohë më parë ishte tallur me ish-shokun e skuadrës që u emërua trajneri i Uzbekistanit pasi ky i fundit kishte siguruar kualifikimin në Botëror.

“E urova në telefon dhe i thashë sa fat b*** ke pasur, vë parfum, vë xhel flokësh dhe shkon në Botëror”, tha Gatuzo në konferencë për mediat gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares italiane, kur u bë e ditur se Kanavaro kishte marrë drejtimin e Uzbekistanit.

Kanavaro zgjodhi t’i përgjigjej sot ish-shokut të skuadrës te Italia.

“Nuk mund të inatosem me Rinon, por nëse jam atje, është se e kam merituar, pasi më kanë zgjedhur. Të jesh në Botëror është një avantazh i rëndësishëm, por është edhe e vërtetë që po shkoj me Uzbekistanin, që është në vazon e katërt dhe ka shumë punë për të bërë”, ishin fjalët e ish-mbrojtësit italian për “Sky”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot