Refuzon

- Bota Sot

Refuzon

Thiago Motta nuk nxitohet aspak për t’u kthyer në punë dhe vazhdon të presë ofertën e duhur.

Ish-trajneri i Juventusit, i shkarkuar në pranverë, ka kontratë me klubin bardhezi deri në qershor të 2027-ës.

Ditët e fundit ai ishte në bisedime me Real Sociedad, pasi spanjollët larguan trajnerin Sergio Francisco.

Oferta e baskëve nuk e ka bindur Motta-n dhe ata vendosën t’ia besojnë drejtimin e skuadrës amerikanit Pellegrino Matarazzo. Pritet vetëm zyrtarizimi.

Motta vazhdon të presë për një projekt më serioz.

Muaj më parë emri i tij u lakua te Bayer Leverkusen, Monaco dhe Spartak Mosca, por asnjë nga këto pista nuk u konkretizua.

Nga pikëpamja ekonomike nuk ka asnjë shqetësim për të, sepse përfiton 3.5 milionë euro në vit nga Juventusi. Kështu do të vazhdojë deri më 30 qershor 2027, nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me një klub tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot