Osmani: Të zhgënjyer nga gjysmësezoni

- Bota Sot

Osmani: Të zhgënjyer nga gjysmësezoni

FC Shkupi po përjeton një nga sezonet më të vështira në futbollin elitar maqedonas.

Ekipi nga Çairi e përfundoi sezonin e parë në vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të fituar, pas 16 xhirove të luajtura në ligën e parë.

“Për ne si klub, ky gjysmësezon ka qenë zhgënjyes dhe i vështirë. FC Shkupi dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë situatë. Megjithatë, shpresojmë të fillojmë me energji të re dhe forcë më të madhe për të rikthyer rezultatet dhe krenarinë që ky klub meriton”, tha në fillim Minas Osmani, trajneri aktual i Shkupit.

Trajneri Osmani beson se Shkupi do të reagojë në merkaton e janarit dhe do të sjellë lojtarë cilësorë për të dalë nga zona e rrezikut.

“Jemi të përqendruar maksimalisht në hapjen e merkatos së pari. Shpresojmë se do të arrijmë të sjellim disa lojtarë cilësorë që do ta forcojnë ekipin në ato fusha ku kemi më shumë nevojë.

Sa i përket lojtarëve që kemi tashmë në ekip, do të zhvillojmë biseda individuale me secilin prej tyre dhe së bashku do të vlerësojmë hapat e mëtejshëm.”

Minas Osmani thekson se qëllimi kryesor i Shkupit është mbijetesa në futbollin elitar vendas.

“Qëllimi ynë është që Shkupi të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit sa më i plotë dhe konkurrues”, përfundoi trajneri Minas Osmani.

Shkupi do ta luajë ndeshjen e parë të sezonit pranveror jashtë fushe, më 15 shkurt 2026, në stadiumin e Makedonija GJP.



Lexoni të gjitha në Bota Sot