Barcelona i ka vënë syrin një objektivi ambicioz për të forcuar mbrojtjen e saj për verën e ardhshme, Alesandro Bastoni, një lojtar kyç për Interin.
Siç zbulohet nga Diario Sport qendërmbrojtësi i zikaltërve është në listën e ngushtë të klubit katalanas. Megjithatë, i konsideruar si një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, përfaqëson një objektiv shumë të vështirë për blaugranët për shkak të vlerësimit të tij.
Çmimi i kërkuar nga Interi është rreth 80 milionë euro, një shifër që aktualisht e bën marrëveshjen pothuajse të pamundur për arkat e Barçës, por gjigantët e La Ligës po shpresojnë ta përfundojnë marrëveshjen në të ardhmen. Katalanasit kanë prioritet blerjen e një mbrojtësi qendror me këmbë të majtë verën e ardhshme.
Edhe pse i riu Gerard Martin ka treguar qëndrueshmëri në ndeshjet e fundit, ai shihet vetëm si një zgjidhje afatshkurtër. Qëllimi është që Pau Kubarsi të bashkohet me një lojtar të profilit të lartë për të udhëhequr vijën mbrojtëse.
Nevoja për përforcime mbrojtëse është rritur gjithashtu për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së Ronald Arauho. Bastoni, nga ana tjetër, duket i lumtur që do të vazhdojë karrierën e tij te Interi, të cilët po punojnë për ë zgjatur kontratën e tij, e cila aktualisht skadon në vitin 2028.
Sipas gazetës spanjolle, dy emra të tjerë janë gjithashtu në listën e dëshirave të Barcelonës, Mark Guehi i Kristal Palas, Niko Shloterbek i Borusia Dortmund.