Gjykata e Parisit pritet të marrë një vendim në lidhje me përplasjen financiare mes klubit të PSG-së dhe futbollistit Kylian Mbappe, aktualisht te Real Madrid.
Muajin e kaluar avokatët janë përplasur, kur secila nga palët ka kërkuar qindra miliona euro nga tjetra në lidhje me skedencën e kontratës së Mbappe, para transferimit të tij në Spanjë, në vitin 2024.
Avokatët e Mbappe pretendojnë se PSG duhet t’i paguajë sulmuesit shumën e 260 milionë eurove me argumentin se kontrata e lojtarit duhet të riklasifikohej si permanente.
PSG në anën tjetër kërkon 440 milionë euro, duke pretenduar për dëme dhe një “humbje mundësie”, pasi lojtari u largua nga klubi me parametra zero.
Vendimi i gjykatës mund të ketë një efekt më të gjerë për kontratat e lojtarëve në futbollin anglez.