Carragher “vë bast” publik:

- Bota Sot

Carragher “vë bast” publik:

Jamie Carragher ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Enzo Maresca, pas deklaratave të tij të fundit për Chelsea. Ish-mbrojtësi anglez beson se është vetëm çështje kohe para se italiani të largohet nga “Stamford Bridge”, duke ndjekur fatin e shumë paraardhësve që nuk i rezistuan presionit të klubit.

Komentet e Carragher vijnë pasi Maresca e quajti periudhën 48-orëshe para fitores 2:0 ndaj Evertonit si më të keqen e eksperiencës së tij në Londrën Perëndimore. Pas ndeshjes, trajneri deklaroi se ai dhe lojtarët nuk ishin ndier të mbështetur, një qëndrim që më pas nuk e sqaroi dhe as e zbuti.

I ftuar në “Monday Night Football”, Carragher i interpretoi fjalët e Maresca si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve: “Nuk besoj se Maresca do të jetë trajner i Chelsea sezonin e ardhshëm.

Kur del dhe flet për pronësinë në atë mënyrë, duke e bërë publike, është një problem i madh.

Nuk e shoh këtu sezonin tjetër”. Ai shtoi: “Nuk ka asnjë paqartësi për kë e ka fjalën; pronarët dhe drejtorët sportivë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot