Kevin Dodaj mund të huazohet nga CSKA te Botev Vratsa.
Klubi bullgar raportohet i detyruar për këtë lëvizje brenda vendit, për shkak të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen.
Kevin Dodaj është në listë me Keini Sanian dhe Brian Korodobën te CSKA. Bëhet fjalë për tre futbollistë, që nuk gëzojnë pasaporta të BE-së dhe bëhen pengesë për rregullat e futbollit bullgar duke qenë jashtë llogarive.
Dodaj nuk gëzon hapësira, për këtë edhe klubi e ka jashtë llogarive. Dodaj nuk futet te dëshirat e trajnerit Hristo Janev.
Për 20-vjeçarin u raportuan 450 mijë euro të paguara nga CSKA e Sofjes gjatë verës, kështu klubi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga kartoni.