Baseli nuk po kalon formë të mirë në Kampionatin Zvicrës, ndonëse nuk është edhe larg kreut të tabelës.
Thun kryeson me 34 pikë, pasojnë St. Gallen 31, Young Boys 29, Baseli 28 pikë etj.
Baseli i kapitenit Xherdan Shaqiri pritet të këndellet në takimet e radhës.
“Pas performancave jokonsistente deri më tani këtë sezon, trajneri i FC Baselit, Ludovic Magnin, është nën presion”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick:,
“Gjashtë pikë pas liderëve të ligës Thun, vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit garuese, me performanca jo shumë bindëse në kupë kundër Grand-Saconnex dhe kundër Winterthur-it, që ndodhet në fund të tabelës.
Ekipi i Baselit rrallë ka shkëlqyer kohët e fundit. Si pasojë, kritikat ndaj trajnerit të FCbaseit , Ludovic Magnin, po rriten.
Prandaj, “Blick” i pyeti lexuesit e saj: A do të jetë ende Ludovic Magnin trajner i FC Baselit edhe pas Krishtlindjeve? Vetëm 22 për qind e afërsisht 6,500 votuesve (deri në mesditën e së martës) besojnë se trajneri zviceran do të mbetet në pozicionin e tij pas gjysmës së parë të sezonit.
Të paktën 32 për qind besojnë se performanca dhe rezultatet në dy ndeshjet e fundit në Luzern (e mërkurë, ora 20:30) dhe Servette (e shtunë, ora 20:30) duhet të jenë vendimtare për të ardhmen.
Por për plot 46 për qind, as dy fitore nuk do të ishin të mjaftueshme që Magnin të mbante punën e tij gjatë Krishtlindjeve”, shkruan më tej.