Giorgia Meloni është bërë virale orët e fundit për reagimin e saj kur takoi presidentin e Mozambikut.
Takimi i Melonit me Daniel Chapon kishte si temë kryesore bashkëpunimin midis dy vendeve në fushat e energjisë dhe tregtisë, por ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishin njoftimet politike, por imazhet nga takimi midis dy udhëheqësve.
Pamjet e takimit u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, pasi diferenca në gjatësi midis dy udhëheqësve ishte e habitshme. Presidenti 48-vjeçar i Mozambikut, i cili është 2.04 metra i gjatë, qëndroi pranë Giorgia Melonit, e cila është 1.58 metra e gjatë, duke krijuar një efekt vizual unik.
Chapo, një ish-lojtar i basketbollit, ka tërhequr tashmë vëmendjen për gjatësinë e tij në fotot me liderë të tjerë botërorë. Reagimi i Melonit u bë shpejt temë diskutimi në rrjetet sociale.