Nuk ka pranuar të rinovojë

- Bota Sot

Nuk ka pranuar të rinovojë

Gianluca Di Marzio zbulon se Juventus thuajse ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Klubi bardhezi ka rënë parimisht dakord me Xaver Schlager, mesfushorin austriak të Leipzig, të cilit i mbaron kontrata me klubin gjerman në fund të këtij sezoni dhe nuk ka pranuar të rinovojë.

Edhe pse për 28-vjeçarin ka interes nga Liverpool dhe klube të tjera brenda Bundesligës, austriaku duket se ka zgjedhur bardhezinjtë si destinacioni i tij i ri.

Schlager ka luajtur deri tani 107 ndeshje zyrtare me Leipzig, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Gjithashtu është një titullar i rregullt me kombëtaren austriake, ku numdëron 49 ndeshje dhe 4 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot