Ndeshja e sotme e Kupës së Mbretit mes Gadalahara të kategorisë së tretë dhe Barcelonës, ishte planifikuar të niste në orën 21:00.
Por starti i takimit në fjalë është vendosur të shtyhet me 30 minuta, për një arsye të pazakontë.
Ndeshja luhet në stadiumin e skuadrës së Guadalahara, i cili normalisht mban rreth 6500 tifozë.
Meqë interesi për të parë Barcelonën ka qenë jashtëzakonisht i madh, klubi kishte ndërtuar me shpejtësi tribuna shtesë me skelet metalik vetëm për këtë ndeshje, që të çohej numri në 8 mijë persona.
Gjithsesi, deri një orë para fillimit zyrtar të takimit, askush nuk u lejua të hynte në impiant.
Kjo, pasi bashkia nuk kishte dhënë ende miratimin për sigurinë e këtyre tribunave shtesë. Kësisoj, të gjithë tifozët u mbajtën jashtë derisa u mësua se në Bashki po hidhej firma në dokumentin që do të lejohej hapja e tribunave, edhe atyre shtesë.