Matoshi e Imeri asistojnë! Thuni përforcon kreun e tabelës në Kampionatin e Zvicrës

- Bota Sot

Matoshi e Imeri asistojnë! Thuni përforcon kreun e tabelës në Kampionatin e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë po japin kontribut të madh ën kampionatin e Zvicrës.

Futbollistët Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri sonte treguan lojë të mirë duke asistuar në fitoren e Thunit, me rezultat 4:1 ndaj Winterthurit vendas, në takimin e javës së 18-të të Superligës së Zvicrës. 

Matoshi asistoi në golin për 1:0 në minutën e 20-të ndërsa luajti deri në minutën e 73-të.

Në minutën e 72-të u aktivizua Imeri,i cili asistoi në golin për 4:1 në minutën e 90+5.

Thuni kryeson me 37 pikë, katër më shumë se St. Galleni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot