Klubi amerikan nis negociatat me Lewandowskin

- Bota Sot

Klubi amerikan nis negociatat me Lewandowskin

Klubi amerikan, Chicago Fire ka nisur bisedimet me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, për një transferim të mundshëm në MLS sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi polak është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe, sipas medieve të huaja, ende nuk kanë nisur negociatat për rinovim mes tij dhe drejtuesve të klubit katalanas.

Ndërkohë, Lewandowski ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të Chicago Fire për një kalim të mundshëm në SHBA, ndërsa “BBC Sport” raporton se këto bisedime kanë përparuar pozitivisht.

Chicago Fire e kanë përfshirë Lewandowskin në të ashtuquajturën “discovery list”, çka do të thotë se asnjë klub tjetër i MLS-së nuk mund ta transferojë pa paguar një tarifë ndaj klubit nga Çikago.

37-vjeçari ka ende mundësinë të rinovojë kontratën me Barcelonën, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka edhe nga Arabia Saudite.

Megjithatë, drejtuesit e Chicago Fire janë gjithnjë e më optimistë dhe besojnë se kanë shanse reale për ta bindur Lewandowskin të bashkohet me ta sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot