Enrique: E mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Interkontinentale

- Bota Sot

Enrique: E mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Interkontinentale

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur me entuziazëm në konferencën për media në prag të finales së Kupës Interkontinentale ndaj Flamengos, e cila do të zhvillohet sot nga ora 18:00 në Doha.

“A mund të jetë PSG klubi i parë francez që fiton Kupën Interkontinentale? Nuk e dija këtë statistikë, por ne e dimë rëndësinë e kësaj finaleje. Është e mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Ndërkontinentale”, deklaroi trajneri spanjoll, duke theksuar rëndësinë historike të këtij dueli.

Strategu spanjoll shtoi se skuadra ka bërë gjithçka të nevojshme për të arritur në këtë fazë dhe se finalja përfaqëson një vazhdimësi të punës dhe përvojës së fituar gjatë sezonit të kaluar.

“Kemi kujtime shumë pozitive nga ky vit. Ky sezon ka qenë i rëndësishëm për ne për të kapërcyer atë që kemi kaluar më herët. E shoh këtë moment si një vazhdim të asaj që përjetuam sezonin e kaluar”, u shpreh ai.

Në fund, tekniku i PSG-së nënvizoi rëndësinë e finales për të gjithë klubin.

“Ka ardhur koha për të luajtur në finale dhe është e rëndësishme për ne si ekip, si klub dhe për tifozët tanë. Jemi të lumtur që kemi këtë mundësi”, përfundoi Enrique.



Lexoni të gjitha në Bota Sot