Salah nuk u paraqit në ndeshjen e së martës në mbrëmj

- Bota Sot

Salah nuk u paraqit në ndeshjen e së martës në mbrëmj

Sulmuesi Mohamed Salah nuk u përfshi të martën në ndeshjen e vetme miqësore të Egjiptit në prag të Kupës së Kombeve të Afrikës. Në këtë sfidë, Egjipti mundi 2-1 Nigerinë.

Salah nuk u paraqit në ndeshjen e së martës në mbrëmje, pasi mbërriti në Kajro vetëm në orët e para të mëngjesit, së bashku me Omar Marmoush, që luan me Manchester City.

Madje edhe lojtari i “citizens” nuk luajti në këtë miqësore.

Salah nuk ka kaluar një moment të mirë te Liverpool, duke mos u aktivizuar apo grumbulluar në disa ndeshje. Vetëm fundjavën e kaluar ai u rikthye në fushë me një asist në fitoren kundër Brighton.

Aventura e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës fillon të hënën kundër Zimbabvesë, me ndeshjet e tjera të fazës së grupeve që do të zhvillohen kundër Afrikës së Jugut dhe Angolës, para Vitit të Ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot