Juventusi ngulmon për Frattesin e Interit

- Bota Sot

Juventusi ngulmon për Frattesin e Interit

Juventusi po vlerëson dy skenarë për përforcimin e mesfushës dhe njëri prej tyre çon te Davide Frattesi i Interit.

Mesfushori italian po gjen pak hapësira në Milano, ku konkurrenca është shumë e fortë dhe lojtarët para tij po japin paraqitje të mira. Edhe kur aktivizohet, qoftë nga minuta e parë apo gjatë ndeshjes, 25-vjeçari ka hasur vështirësi për të lënë gjurmë.

Në Appiano Gentile do të ishin të gatshëm ta mbanin ende Frattesin, por dëshira e lojtarit për të pasur më shumë minuta, sidomos në vitin e Kampionatit Botëror, mund të ndryshojë situatën.

Një hapësirë më e madhe ai mund ta gjejë te Juventusi i drejtuar nga Luciano Spalletti, një trajner që e vlerëson shumë dhe e ka vendosur në krye të preferencave të tij.

Pengesa kryesore mbetet çmimi i kartonit, i vlerësuar rreth 35 milionë euro. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Interi të hapet për një formulë huazimi me të drejtë blerjeje, një zgjidhje që do t’i pëlqente “Zonjës së Vjetër”.

Ndërkohë, drejtori Comolli nuk e përjashton as një investim të fortë për mesfushorin italian.

Sipas Tuttosport, alternativat e Juventusit janë Xaver Schlager dhe Quinten Timber.

Mesfushori austriak i Leipzig-ut do të mbetet i lirë në qershor dhe ka tipare më mbrojtëse krahasuar me Frattesin, por dy dëmtime serioze në ligamentet e kryqëzuara ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.

Ndërsa Quinten Timber, 24-vjeçari i Feyenoordit, ka një profil më të ngjashëm me Frattesin dhe është propozuar nga agjentët e tij disa klubeve europiane, mes tyre edhe Napoli i drejtuar nga Antonio Conte.



Lexoni të gjitha në Bota Sot