“Sot, më 17 dhjetor 2025, rreth orës 11:35, policia ka marrë një njoftim për një trup të pajetë në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, të Prizrenit. Njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është identifikuar si M.K., një mashkull 57 vjeç, banues në fshatin Serbicë e Ulët. Policia është në terren dhe po mbledh prova, informacione dhe dëshmi relevante”, ka thënë Bytyqi.
Prokurori kompetent është njoftuar dhe hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./IO