Kvaratskhelia reagon

- Bota Sot

Kvaratskhelia reagon

Ylli i PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia, ka folur rreth mundësisë që Mohamed Salah t’i bashkohet kampionëve ne fuqi të Evropës.

Salah është lidhur me transferimin te PSG-ja pas përplasjeve me drejtuesit e Liverpoolit.

“Nuk mund të përgjigjem unë për të ardhmen e tij,” tha Kvaratskhelia.

“Salah te PSG? Është një lojtar i madh, i uroj gjithë të mirat,  por unë nuk të përgjigjem për këtë”, theksoi ai.

Ndërkohë, për finalen e Kupës Interkontinentale kundër Flamengo-s, Kvara shpreson që PSG ta fitojë këtë trofe.

“Çdo titull ka rëndësi, kjo është mundësia jonë e fundit për të fituar diçka këtë sezon.

Katari është shtëpia e dytë e PSG-së, do të jetë një ndeshje e veçantë në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Duhet të jemi 100% të përgatitur”, ka pohuar sulmuesi i PSG-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot