Drita në shtetin që nuk e njeh Kosovën! Ja çfarë shkruan gazeta spanjolle

- Bota Sot

Drita në shtetin që nuk e njeh Kosovën! Ja çfarë shkruan gazeta spanjolle

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, ka zbarkuar në tokën e kryeqytetit spanjoll, Madrid, ku nesër do të përballen me Rayo Vallecanon e futbollistit shqiptar Ivan Balliu, në kuadër të xhiros së gjashtë të Conference League.

Rayo Vallocano zë vendin e shtatë me 10 pikë, ka dy më shumë se Drita që gjendet në të 19-tin.

Drita është në shtetin që nuk e njeh Kosovën!

Media spanjolle “Marca” i ka kushtuar rëndësi pak edhe kësaj sfide, duke shkruar me titull: “Lajm i mirë për Rayon: De Frutos shmang një dëmtim serioz”.

“Anësori i Rayos u largua nga fusha i frikësuar dhe në lot kundër Betis, por testet mjekësore konfirmojnë se dëmtimi nuk është aq serioz sa pritej”, shkruan media spanjolle.

“Megjithatë, lojtari do ti nënshtrohet testeve të mëtejshme gjatë kësaj të mërkure për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit.

Padyshim që do të humbasë të paktën ndeshjen kundër Dritës të enjten në Conference League dhe Elches të dielën në ndeshjen e fundit të La Ligës para pushimeve të Krishtlindjeve”, shkruan më tej.

Ndeshja luhet nesër në orën 21.00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot