Tite merr drejtimin e Cruzeiros

- Bota Sot

Tite merr drejtimin e Cruzeiros

Adenor Tite është emëruar zyrtarisht trajner i Cruzeiro, duke marrë vendin e Leonardo Jardim, i larguar së fundi nga stoli i ekipit brazilian.

Trajneri 64-vjeçar, i njohur për të gjithë që nga koha kur drejtoi kombëtaren e Brazilit, rikthehet kështu në drejtimin e një ekipi pas më shumë se një viti.

Për herë të fundit ai kishte drejtuar Flamengon, nga ku ishte larguar në shtator të 2024-ës.

Tite ka firmosur me Cruzeiro një kontratë deri më 31 dhjetor 2026.

Ai pritet ta udhëheqë këtë skuadër drejt suksesit, falë eksperiencës së gjatë që ka në futbollin ndërkombëtar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot