Skënderbeu mposht Ilirinë në “Elbasan Arena”

- Bota Sot

Skënderbeu mposht Ilirinë në “Elbasan Arena”

Sapo ka përfunduar në “Elbasan Arena” sfida Iliria-Skënderbeu, ndeshje e prapambetur e javës së 14-të të Kategorisë së Parë, që u shty për shkak të incidenteve të ndodhura në prag të nisjes së takimit disa ditë më parë.

Korçarët fitojnë me rezultatin 2-0 në fushë neutrale dhe rikthehen te fitorja në kampionat pas dy humbjeve radhazi (përballë Laçit dhe Pogradecit).

Tayo në fundin e pjesës së parë dhe Çuçka në pjesën e dytë kanë shënuar për Skënderbeun.

Pas këtij suksesi korçarët ngjiten në kuotën e 37 pikëve në krye të klasifikimit dhe rikthejnë në 7 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë.

Iliria ndalet pas 4 rezultateve pozitive radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot