Campello-Morata, nis një krizë e re

- Bota Sot

Campello-Morata, nis një krizë e re

Alvaro Morata dhe Alice Campello janë ende në krizë. Thashethemet vazhdojnë të përhapen në Spanjë, me raportime që sugjerojnë se çifti është në prag të një ndarjeje tjetër pas ndarjes së tyre në gusht 2024.

Përflitet se sulmuesi i Comos dhe gruan e tij pritet t’i kalojnë pushimet e Krishtlindjeve të ndarë.

Megjithatë, këtë herë, përçarja mund të jetë e pakthyeshme sepse, siç zbuloi gazetari Kike Quintana në programin El Tiempo Justo, ka një grua tjetër në jetën e Moratës:

"Një person që i përket rrethit aktual profesional të Alvaros në klubin e tij". 

"Morata gjeti mbështetje emocionale tek ajo grua dhe kjo e mërziti Alicen", shtoi Quintana, duke specifikuar megjithatë se nuk kishte pasur tradhëti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot