E ardhmja tek Interi gjithnjë e më e pasigurt

- Bota Sot

E ardhmja tek Interi gjithnjë e më e pasigurt

Një ditë vendimtare për të ardhmen e Denzel Dumfries dhe për raportin e tij me Interin.

Klubi zikaltër ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi i krahut është operuar në kaviljen e majtë, e cila e kishte shqetësuar prej javësh pas ndeshjes kundër Lazios, më 9 nëntor.

Bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale të domosdoshme, që pritet ta mbajë futbollistin jashtë fushave për një periudhë nga dy deri në tre muaj.

“Në pasditen e sotme, të martën më 16 dhjetor, Denzel Dumfries iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për stabilizimin e kaviljes së majtë në ‘Fortius Clinic’ në Londër.

Për lojtarin holandez do të vijojë një program rehabilitimi në javët e ardhshme.”

Pas operacionit, vetë Dumfries ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke dhënë lajme inkurajuese për gjendjen e tij:

“Operacioni shkoi mirë. Ishte një muaj i vështirë, plot emocione, por jam i lumtur që më e keqja ka kaluar.

Tani jam i përqendruar maksimalisht te rikuperimi dhe do të bëj gjithçka për t’u kthyer në fushë sa më shpejt”, shkroi ai në Instagram.

Megjithatë, përtej aspektit shëndetësor, situata e Dumfries në Milano duket gjithnjë e më e paqartë.

Ndërrimi i agjentit dhe distancimi nga projekti i klubit kanë shtuar zërat për një largim të mundshëm në të ardhmen e afërt.

Një situatë e ngjashme duket se po shoqëron edhe Davide Frattesi-n, duke e bërë verën e ardhshme potencialisht shumë të rëndësishme për Interin në merkato.



Lexoni të gjitha në Bota Sot