Ndeshja e fundvitit për Dortmundin

- Bota Sot

Ndeshja e fundvitit për Dortmundin

Për pjesën më të madhe të gjysmës së parë të sezonit, trajneri i BVB-së, Niko Kovaç, kishte liri të plotë në përzgjedhjen e lojtarëve.

Megjithatë, përpara ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Borusia Mynçengladbah, po shfaqet një mungesë masive lojtarësh – nga e cila mund të përfitoj një dyshe. Stërvitja dhe menaxhimi i ngarkesës janë ndër prioritetet kryesore të Niko Kovaç.

Trajneri i Dortmundit i kushton rëndësi të madhe një skuadre në formë dhe, në bashkëpunim me departamentin sportiv dhe stafin mjekësor, i kushton vëmendje lojtarëve që rrezikojnë të arrijnë limitet e tyre – me qëllim mbrojtjen nga dëmtimet përmes pushimit.

Për pjesën më të madhe të gjysmës së parë të sezonit, këto masa dhanë efektin e dëshiruar: BVB u përball me pak mungesa për shkak dëmtimesh që kishin qenë një problem i madh sezonin e kaluar. Megjithatë, përpara ndeshjes së fundit të vitit kalendarik 2025, po afrohet një mungesë e madhe lojtarësh.

Në ndeshjen në shtëpi kundër Mynçengladbahut të premten, Valdemar Anton dhe Aron Anselmino pritet me shumë gjasë të mungojnë, pasi të dy pësuan dëmtime muskulore.

Pjesëmarrja e Julian Brandt, Marsel Sabitzer dhe Salih Ozcan është gjithashtu e dyshimtë. Mesfushori Xhob Belingam është i pezulluar për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq në barazimin 1-1 në Frajburg, ndërsa Rami Bensebaini aktualisht po përgatitet për Kupën e Afrikës me përfaqësuesen e Algjerisë.

Të rinjtë Julien Duranvil dhe Kol Kampbell mund të përfitojnë nga kjo situatë pasi u lanë jashtë nga skuadra në Frajburg. Duranvil u përjashtua për mungesë disipline – talenti belg mbërriti me vonesë në seancën stërvitore – si edhe për seanca stërvitore jo të kënaqshme. Këto arsye bënë që edhe talenti amerikan Kampbell të mos udhëtonte drejt Frajburgut, ndonëse kishte vende të lira në listën e lojtarëve.

Në Frajburg, drejtori sportiv i BVB shpjegoi se dyshja do të kishte mundësinë të jepte maksimumin sërish “që nga e hëna” dhe kështu të kandidonte për përzgjedhje. Duke parë situatën e ngushtë, Kovaç do të kishte nevojë për më shumë alternativa të premten.



Lexoni të gjitha në Bota Sot