Shtohen pakënaqësitë

- Bota Sot

Shtohen pakënaqësitë

Pakënaqësia ndaj trajnerit Tomas Frank te Totenhem po bëhet gjithnjë e më evidente. Që nga humbja ndaj Çelsit, gjashtë javë më parë, tifozët e “Spurs” kanë shfaqur shqetësim të shtuar për formën e skuadrës.

Pas asaj humbjeje, Totenhem ka regjistruar vetëm tri fitore – ndaj Kopenhagen, Brentford dhe Sllavia Pragës.

Ndërkohë që disa disfata të fundit, përfshirë humbjen ndaj Arsenalit dhe pikët e humbura ndaj Mançester Junaitid, kanë theksuar problemet e ekipit nën drejtimin e Frankut. Brenda klubit, qëndrimi zyrtar mbetet mbështetës.

Pas humbjes ndaj Chelseat dhe barazimit me Junaitid, drejtuesit bënë të qartë se pozita e trajnerit nuk ishte në rrezik dhe atij do t’i jepej koha për të ndërtuar skuadrën sipas vizionit të tij.

Megjithatë, tensioni po rritet dhe durimi i tifozëve po vihet në provë. Klubi është i vetëdijshëm për presionin dhe synon të forcojë ekipin në merkaton e janarit, duke vënë në shënjestër lojtarë si Kenan Ildiz, Rodrigo dhe Ademola Lukman për t’i dhënë sulmit më shumë shpejtësi dhe kreativitet.

Përveç tyre, “Spurs” shqyrtojnë edhe opsione për portier, mbrojtës të majtë, mesfushor luftarak dhe një golashënues të provuar.

Trajneri Frank do të duhet të tregojë përmirësim të menjëhershëm në paraqitje dhe rezultate për të ruajtur pozicionin e tij, veçanërisht përballë sfidave të radhës ndaj Liverpulit dhe K.Palas. Dy ndeshjet e fundit të vitit 2025 pritet të jenë vendimtare!.



Lexoni të gjitha në Bota Sot