Milan ka portierin e së ardhmes

- Bota Sot

Milan ka portierin e së ardhmes

Arsenal vazhdon me strategjinë e tij historike për të rekrutuar talente nga ekipe të ndryshme. Objektivi i radhës i “Topçinjve” është portieri i ri i Milanit, Lorenzo Torriani.

Sipas informacionit të mbledhur nga “La Gazzetta dello Sport”, Arsenali po monitoron me shumë interes situatën e Lorenzo Torrianit, 20 vjeç. Me kontratë me Milanin deri në mesin e vitit 2030, Torriani është shfaqur si një opsion interesant për projektin e klubit londinez.

I konsideruar si një portier me të ardhme të madhe, Torriani mund të ndryshojë shumë shpejt ambient nëse nuk gjen promovimin e duhur te kuqezinjtë.

Ende nuk flitet për shifra dhe detaje ekonomike, por ajo që dihet me siguri është se emri i Lorenzo Torrianit ka përfunduar në radarin e Arsenalit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot