Bruno Fernandes te Bayern Munih?

- Bota Sot

Bruno Fernandes te Bayern Munih?

Edhe pse kontrata me Manchester United skadon në qershorin e vitit 2027, Bruno Fernandes duket se do të largohet shumë më shpejt nga Manchester United.

Portugezi është i pakënaqur me situatën që po kalon aktualisht te “Djajtë”, ku kritikat për shokët e skuadrës dhe për paraqitjet e ekipit këtë sezon, nuk ka heiztuar t’i thotë edhe publikisht.

Duke qenë se prej vitesh situata te Man. United vazhdon po e njëjtë, pavarësisht ndërrimit të trajnerëve dhe shpenzimeve në merkato, Bruno Fernandes është lodhur dhe po mendon largimin.

Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë se e ardhmja e portugezit mund të jetë të Bayern Munich.

Klubi bavarez është përfolur edhe më parë për interesimin ndaj mesfushorit portugez, por me situatën e krijuar së fundmi, largimi i Fernandes nga Man. United është më i afërt se kurrë.

Sipas këtyre raportimeve, Bayern ka nisur lëvizjet e para për të arritur transferimin e mesfushorit portugez.

Oferta e parë e bavarezëve pritet të jetë rreth 50 milionë euro, një shifër e mirëmenduar duke ditur që 31-vjeçari është në kontratë me “Djajtë e Kuq” edhe për një vit e gjysmë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot