Kevin-Prince Boateng rrëfen

- Bota Sot

Kevin-Prince Boateng rrëfen

Ish-futbollisti Kevin-Prince Boateng ka hapur zemrën dhe ka folur për marrëdhënien e tij të vështirë me vëllain e tij, Jerome Boateng, duke pranuar se dyshja kurrë nuk kanë pasur një lidhje të mirë.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një marrëdhënie të mirë sepse ishim shumë të kundërt,” tha Kevin-Prince.

“Ai ishte shumë konkurrues ndaj meje.

Pastaj e pashë të bëhej një superstar dhe gjithmonë ndjeja se nuk e meritonte, sepse unë isha ai që bëja gabimet; ai mund t’i kishte shmangur duke më ndjekur mua.

Unë isha i hidhëruar për këtë.”

Ai shtoi se kishte kërkuar falje nga vëllai i tij: “Ishte një moment që shkova tek ai për t’i kërkuar falje, nëse kisha qenë xheloz ose nëse nuk doja që ai ta meritonte suksesin. Por ende nuk kemi ndonjë lidhje të ngushtë.”

Deklaratat e Kevin-Prince heqin dritë mbi marrëdhënien komplekse familjare mes dy futbollistëve, që megjithëse të dy kanë shkëlqyer në karrierat e tyre, nuk kanë arritur të gjejnë harmoninë mes tyre. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot