Trajneri i skuadrës spanjolle e cilëson si jetike ndeshjen me Dritën

- Bota Sot

Trajneri i skuadrës spanjolle e cilëson si jetike ndeshjen me Dritën

Inigo Perez, trajneri i Rayo Vallecanos nga Madridi, e përshkroi ndeshjen kundër Dritës së Gjilanit si "jetike" për arritjen në të tetën e finales dhe, si një dëshirë për vitin 2026, kërkoi "arritjen e mbijetesës në La Liga dhe një udhëtim të madh në finalen e Confererence League në futboll.

“Rayo Vallecano e pret nesër (21.00) Dritën në Vallecas, duke synuar të sigurojë kalimin direkt në të tetën e finales, një sukses që mund ta arrijnë me një fitore”, shkruan gazeta e madhe spanjolle :Marca”.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme, kyçe dhe jetike.

Një fitore do ti bëjë gjërat më të lehta për ne, por duhet të përqendrohemi te loja dhe fitorja", tha Iñigo Perez në një konferencë për shtyp.

“Kundërshtari i kësaj jave është Drita, e pesta në Ligën e Kosovës, e cila shpreson të bëjë një mrekulli në Vallecas dhe të sigurojë një vend direkt në të tetën e finales”, shkruan media spanjolle.

"Ata janë shumë energjikë në të dyja repartet, në sulm dhe në mbrojtje. Janë një ekip që shpërndahet dhe e pushton zonën me një mori lojtarësh sa më shpejt që të mundet.

Janë të përgatitur fizikisht, energjikë dhe kjo do të na detyrojë të jemi shumë të organizuar", theksoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot