Real Madridi me mund të madh është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit në futboll.
Reali ngadhënjeu në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj CF Talavera.
Vendasit treguan maksimumin dhe gati befasuan.
Reali arriti fitore me një penallti dhe autogol ndaj skuadrës së kategorisë së ultë (kategoria e tretë) në Spanjë.
Për Realin shënuan Mbappe (41 - nga penalltia e 88’), Ferrando (45+) dhe për vendasit Arroyo (80) dhe Di Renzo (90+1’).