Para ndeshjes së UEFA Conference League në futboll, Drita e Gjilanit luan kundër Rayo Vallecanos në Madrid.
Kyetrajneri i kampionit të Kosovës, Zekirija Ramadani dhe futbollisti Besnik Krasniqi folën për kundërshtarin dhe përgatitjet rreth kësaj ndeshje, ndaj të cilës nuk e kanë ndër mend të dorëzohen.
“Kam parë ndeshjet e Vallecanos me ekipet: Real Madridin dhe Barcelonën, ekipi Vallecanos është shumë i motivuar më grindës në fushë por nuk mund ta kenë motivin si ne sepse ne kemi përballë një skuadër me traditë një skuadër që luan në La Liga dhe mendoj se ekipi ynë do të jetë super i motivuar.
Eksperienca nuk matet, por duke bërë gara në çdo tre ditë na ka forcuar psikikisht dhe fizikisht, është hera parë si trajner dhe skuadër të marrim pjesë në grupe duke lënë çdo gjë anash dhe ky rezultat nuk është i rastësishëm dhe jemi këtu ku jemi.
Kemi ardhur për të bërë maksimumin mund të them se nuk kemi ardhur për të fituar Vallecanon por në 90 minuta do jemi të fokusuar në punën tonë dhe do isha i kënaqur të mbeteshim edhe barazim", tha ndër të tjera Ramadani.
Kurse, futbollisti Besnik Krasniqi tha se do të jetë një ekip favorit, por ka shumë skuadra të forta do të shohim deri në fund sepse kemi ndeshjen nesër me ta dhe nuk dua të jap shumë favoritin atyre.
Ekipi nuk është i kompletuar kemi dëmtime deri më tani Rron Broja, Vesel Limaj i shtohet dhe Faton Maloku, por të tjerët janë të gatshëm dhe kanë një mundësi të artë për të dhënë maksimumin.
Ndeshja do të zhvillohet nesër në ora 21:00.
Vallecano zë vendin e 7-të me 10 pikë e Drita të 19-tin me 8 sosh.