Një fëmijë 12 vjeç është dërguar dje pasdite në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike.
Fëmija ka pësuar lëndime të rënda në dorë.
Mjekët janë mobilizuar për t’i ofruar ndihmë mirëpo nuk dihet nëse i kanë shpëtuar gishtërinjtë apo jo.
Për rastin është njoftuar menjëherë policia dhe prokurori i rastit me urdhër të të cilit rasti është hapur “lëndim me mjete piroteknike”.
Policia në vazhdimësi ka apeluar tek qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike dhe në datat e veçanta ku lejohet përdorimi i tyre të kenë kujdes maksimal.