22-vjeçari, të enjten e kaluar në fitoren 2:0 ndaj Slovan Bratislavës, zhvilloi ndeshjen e tij të 100-të zyrtare me fanellën e Shkëndijës.
Në seancën e sotme stërvitore në “AEK Arena” në Larnaka, ku Shkëndija po përgatitet për ndeshjen e xhiros së 6-të të UEFA Conference League kundër AEK Larnaca-s, Drejtori Sportiv Ardian Cuculi i dorëzoi mesfushorit Reshat Ramadani fanellën me numrin 100.
Ky nderim vjen pasi 22-vjeçari, të enjten e kaluar në fitoren 2:0 ndaj Slovan Bratislavës, zhvilloi ndeshjen e tij të 100-të zyrtare me fanellën e Shkëndijës.
I rritur në shkollën e futbollit të klubit, Ramadani aktualisht luan si i huazuar te kuqezinjtë nga Dinamo Kyiv, ku u transferua në mars të vitit 2023.
Ai ka regjistruar 77 ndeshje kampionale, 3 në Kupën e Maqedonisë dhe 20 paraqitje evropiane, prej të cilave 13 në këtë edicion historik në Kupat e Evropës, që u kurorrëzua me hyrje në fazën kryesorë të UEFA Conference League.