Roy Keane ka reaguar ashpër ndaj vëllait të Kobbie Mainoo pasi ai u shfaq në Old Trafford me një bluzë “Free Kobbie Mainoo”, duke e quajtur veprimin të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për lojtarin.
Ish-kapiteni i Manchester United tha se familjarët nuk duhet të krijojnë presion publik dhe se Mainoo duhet të merret vetëm me futbollin e tij.
Mainoo, 20 vjeç, nuk ka nisur ende asnjë ndeshje si titullar këtë sezon nën drejtimin e Ruben Amorim dhe ka pasur minuta të kufizuara, çka ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm në janar, me Napolin që përmendet si një opsion.
Sipas Keane, në vend që të ankohet, mesfushori i ri duhet ta shohë këtë situatë si një sfidë për të provuar vlerat e tij. Ai theksoi se çdo lojtar kalon periudha të vështira dhe se mënyra e vetme për të fituar besimin e trajnerit është puna e fortë dhe dëshira për të “provuare se të tjerët gabojnë”.