Riadi pret spektaklin

- Bota Sot

Riadi pret spektaklin

Gjithçka është gati në Riad, Arabinë Sau dite, për edicionin 2025/2026 të Superkupës Italiane.

Milani, kampion në fuqi, edhe këtë vit synon titullin dhe përpjekja e tij fillon sot mbrëma, ku, në orën 20:00 sipas orës shqiptare, kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me Napolin, kampione e Italisë.

Në gjysmëfinalen tjetër, e cila zhvillohet të premten, Bolonja dhe Interi do të luftojnë për vendin në finalen e caktuar për të hënën, 22 dhjetor.

Masimiliano Alegri do të duhet të bëjë pa Mateo Gabian dhe Santiago Gimenezin.

Asnjëri prej tyre nuk ka udhëtuar me ekipin, dhe meksikani sot do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për pastrimin e kockave të kyçit të këmbës, e cila do ta mbajë larg fushave për të paktën gjashtë javë.

Në stërvitjen përgatitore të orës 17:00 ka punuar në grup Jusuf Fofana, i rikuperuar plotësisht për ndeshjen e sotme, ndërsa Rafael Leao ka bërë stërvitje të personalizuar, duke dalë në fushë më herët se shokët e ekipit, dhe sot në mëngjes do të zhvillojë një seancë të personalizuar për të kuptuar nëse do të mund të ulet të paktën në stol.

Vendimi për portugezin do të merret para ndeshjes. Allegri do të mbështetet te Manja në portë. Në mbrojtje ka një ndryshim të detyrueshëm me De Uinter në qendër dhe Tomori-Pavloviç në krahë. Në mesfushë konfirmohen lojtarët e parë me Sasuolon, Saelemaekers dhe Bartesagi në krahë, Modriç në qendër me Loftus-Çek dhe Rabiot pranë tij. Në sulm rikthehet çifti Pulisiç-Nkunku.

Një dyshim tjetër mbetet Rafael Leao, i cili sot do të bëjë një provë për të kuptuar nëse mund të grumbullohet. NAPOLI – Antonio Konte duket i prirur të konfirmojë pjesën më të madhe të njëmbëdhjetëshes që e ka shoqëruar tashmë për disa ndeshje.

Formacioni 3-4-2-1 me Milinkoviç-Saviç në portë, mbrojtja e përbërë nga Beukema, Rrahmani dhe Buonxhorno.

Rikthehet Lobotka nga minuta e parë në rolin e mesfushorit organizator, pranë tij MeTominaj. Në krahë Di Lorenzo dhe Spinacola, për shkak të lodhjes së Oliveras dhe në sulm, një shans i ri për treshen Neres-HojlundLang. Rikthehet në grumbull Lukaku pas një mungese të gjatë, rikuperuar gjithashtu Juan Jesus dhe Gutierrez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot