AZ Alkmaar kërkon 30 milionë euro

- Bota Sot

AZ Alkmaar kërkon 30 milionë euro

Jo vetëm Real, por edhe Barcelona futet në garë për Kees Smit, mesfushorin 19-vjeçar të AZ Alkmaar, i cili më paraqitjet që ka bërë sezonin e kaluar, por edhe këtë sezon, ka arritur akoma edhe më shumë interesin ndaj tij.

“CaughtOffside” zbulon se AZ Alkmaar kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin e ri holandez.

Një shifër mese e justifikueshme duke parë perfomancat e tij të qëndrueshme si dhe interesin e ekipeve të mëdha ndaj tij.

Përveç dy ekipeve spanjolle, për lojtarin ka interes edhe nga klube të tjera si Man. United, Tottenham dhe Dortmund, por vetë 19-vjeçari ka shprehur dëshirën për të luajtur në La Liga, sinjal i qartë për dy klubet si Real Madrid dhe Barcelona.



Lexoni të gjitha në Bota Sot