Prizren: Therje mes të mi:turve, një i pla:gosur

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Therje mes të mi:turve, një i pla:gosur
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lagjen Dardana në Prizren, pranë Gjimnazit të Kompetencës, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyçi, ka bërë të ditur për RTV Besa se rreth orës 07:51, patrulla policore ka reaguar pas pranimit të një ankese. Sipas informacioneve fillestare, pas një fjalosjeje, një i dyshuar mashkull, 16 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën, mashkull 15 vjeç, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal – Emergjenca Rajonale në Prizren. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”.
I dyshuari është intervistuar në prani të prindërve dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga Njësia Rajonale e Hetimeve.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit