Shkëndija do të masë forcat sot në transfertë ndaj AEK Larnakës.
Ky takim do të nisë në orën 21:00 dhe vlen për raundin e gjashtë të Ligës së Konferencës.
Mundësitë janë të mëdha, që edhe në rast se largohet me humbje,
Shkëndija të ketë siguruar pjesëmarrjen në “play off”.
Pas ndeshjeve sot do të mësohen verdiktet përfundimtare.
Formacionet zyrtare janë publikuar.
Lojtarë që kanë luajtur më parë në Superiore si Cake, Trumci, Latifi, Zejnullai dhe Spahiu e nisin nga fillimi.