Bashkimi i rikthehet fitores

- Gazeta e Prizrenit

Bashkimi i rikthehet fitores
 Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën e 12-të në ProCredit Superligës.
Në një sfidë interesante dhe të luftuar deri në momentet e fundit, ishin prizrenasit më të vëmendshëm në fund, që u ndihmoi të shënojnë fitore, derisa therandasit tentuan deri në fund, por pa sukses.
 
Kyan Anderson kishte 22 pikë e tetë asistime te prizrenasit, ndërsa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te therandasit Antwan Scott shënoi 23 pikë, njofton FBK përcjell Gazeta e Prizrenit.
Bashkimi pas 12 javësh ka tetë fitore e katër humbje, kurse Golden Ealge Ylli tri fitore e nëntë humbje./ Gazeta e Prizrenit.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit