Mbrojtësi 18 vjeçar, Kubarsi arrin 100 ndeshje zyrtare me Barcelonën

- Bota Sot

Mbrojtësi 18 vjeçar, Kubarsi arrin 100 ndeshje zyrtare me Barcelonën

Ai është vetëm 18 vjeç dhe pa bërë shumë zhurmë, Kubarsi festoi ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Barcelonës të martën në Guadalajara. Ai është lojtari i dytë më i ri i Barçës që e ka arritur atë, pas Lamin Jamal.

Mbrojtësi nga festoi përvjetorin në një kompeticion shumë të veçantë për të, debutoi në Kupë në vitin 2024, fitoi jo vetëm ndeshjen e rradhës, por edhe trofeun dhe është një nga titujt që tashmë e ka në rekordin e tij.

“Jam shumë i lumtur me 100 ndeshjet zyrtare me klubin e jetës sime”, është shprehur Kubarsi, ku në prani të gjithë ekipit dhe një bluze blaugrana me numrin 100 ka festuar jo vetëm numrin 100 të ndeshjeve, por edhe fitoren me Guadalajarën.

Kubarsi shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e tij në “Pedro Escartin”. Katalanasi e dinte që mund të arrinte 100 ndeshje zyrtare me Barçën. Por ata duhej të prisnin gjysmën e dytë për të çertifikuar këtë përvjetor. Ai doli pas pushimit duke zëvendësuar Mark Bernal. Me ndeshjen e djeshme, katalanasi ka luajtur 67 ndeshje në La Liga, 22 në Ligën e Kampioneve, nëntë në “Copa del Rey” dhe dy në Superkupën e Spanjës. Dhe kjo aventurë ka nisur dy vjet më parë kur ai bëri kërcimin në ligën më të lartë, pikërisht në janar kundër Unionistas në turneun eliminator. Që nga ajo ditë, ajo nuk ka ndaluar së rrituri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot