Turp i madh në Madrid të Spanjës, u shfaq flamuri i ish Jugosllavisë në përballjen mes Rayo Vallecanos dhe kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit.
Ky ishte një provokim i madh ndaj kampionit të Kosovës në kuadër të Conference League në futboll.
Disa tifozë provokojnë duke shfaqur flamurin e ish Jugosllavisë, kjo është për çdo kritikë.
Pas insistimit të zyrtarëve të klubit gjilanas pranë zyrtarëve të UEFA-s, flamuri i ish-Jugosllavisë është larguar nga tribunat e stadiumit
Drita përkundër humbjes me rezultat 3:0 nga Vallecano, kualifikohet në play-off të Conference League.