Armando Broja kthehet në “idhull”

- Bota Sot

Armando Broja kthehet në “idhull”

Burnley do të luajë në transfertë ndaj Borunemouth, duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00, me ekipet që sfidohen në “Stadium Vitality”. Një përballje shumë e luftuar, por mjaft delikate do të jetë për trajnerin e Burnley.

E ardhmja e Scott Parker është në “fije të perit” për shkak të rezultateve jo pozitive në kampionat dhe kjo ka “lëkundur” shumë stolin e tij. Por tashmë si për “ironi” të fatit, e ardhmja e trajnerit të skuadrës angleze mund të “varet” edhe nga këmbët e Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar sipas mediave angleze, saktësisht sipas “Sportsgambler.com” bëhet me dije se do të jetë sërish titullarë ditën e nesërme. Liderit të Kombëtares shqiptare Parker do t’i besojë repartin e sulmit, ndërsa pret “shpërthimin” e Brojës për të çuar ekipin drejt fitores.

Një 90-të minutësh mjaft delikat, i cili për Parker do të jetë si një “bombë me sahat”, e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment. Ndërkohë nga krahu tjetër Broja “thirret” në aksion dhe tashmë gjithë shpresat do të jenë varuar te këmbët e tij.

Kujtojmë se Broja ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit me ekipin e tij në Premier League. Megjithatë, Burnley s’është aspak në pozita të mira, pasi mban vendin e 19-të në Premier League.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Bournemouth (4-2-3-1): Djordje Petrovic, Adam Smith, Bafode Diakite, Marcos Senesi, Adrien Truffert, Alex Scott, Marcus Tavernier, Antoine Semenyo, Justin Kluivert, Alex Jimenez, Evanilson.

Burnley (4-3-3): Martin Dubravka, Joe Worrall, Hjalmar Ekdal, Maxime Esteve, Quilindschy Hartman, Lesley Ugochukwu, Josh Cullen, Florentino, Loum Tchaouna, Armando Broja, Jacob Bruun Larsen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot