Sulmuesi Mastantuono drejt largimit nga Real Madrid në janar

- Bota Sot

Sulmuesi Mastantuono drejt largimit nga Real Madrid në janar

Janari pritet të sjellë ndonjë përforcim të rëndësishëm te Real Madrid, por gjithashtu mund të ketë edhe ndonjë largim. Sipas “El Nacional”, Franco Mastantuono mund të lërë madrilenët gjatë merkatos së dimrit.

Lojtari u ble në verë nga River Plate për më shumë se 60 milionë euro, por nuk ka gjetur shumë hapësirë te “Los Blancos”.

Sulmuesi kërkon të luajë në vazhdimësi, me qëllim që të grumbullohet nga Argjentina për Botërorin 2026. Për momentin Reali nuk ia garanton këtë vazhdimësi.

Gjasat më të mëdha janë që Mastantuono të largohet nga Real Madrid në formulën e huazimit për një periudhë 6-mujore.

Sulmuesi erdhi në La Liga me bujë, por deri tani nuk ka dhënë atë që pritej dhe ka përfunduar në stol.



Lexoni të gjitha në Bota Sot