Beqiri i lumtur: Ëndrra vazhdon

- Bota Sot

Beqiri i lumtur: Ëndrra vazhdon

Shkëndija jeton moment tjetër historik, më të madhin në Kupat e Evropës, pasi arrijmë play-offin e UEFA Conference League në debutimin tonë në fazën kryesore.

Humbja 1:0 nga AEK Larnaca në Qipro rezultoi pa pasoja, pasi 7 pikë nga 6 ndeshje mjaftuan të sigurojmë qëndrim në Evropë edhe në vitin 2026 dhe të paktën edhe dy ndeshje në Conference League.

…kualifikimi në play-off…

Jeton Beqiri: “Gjithsesi është diçka e rëndësishme kjo që e arritëm sot. Sa i përket ndeshjes, besoj që i kontrollonim mirë gjërat deri në minutën e 53-të kur pranuam kartonin e kuq, pasi në ato minuta mendonim ta freskonim me disa lojtarë, ku ekipi vendas do të rrezikonte më shumë. Mendoj që luanim ndaj një skuadre shumë cilësore, që ka mundur skuadra të nivelit shumë të lartë në këtë kompeticion.”

…momenti historik…

Jeton Beqiri:Normalisht se janë emocione pozitive, pasi ne njëherë ëndërronim që të futemi në Conference League, pastaj ëndërronim që të kalojmë, tani që kaluam, do të ëndërrojmë që të kalojmë edhe një raund tjetër, ashtu jemi ne, veçanarisht tetovarët.

Është diçka pozitive dhe unë besoj që edhe pse është pas ndeshjes, emocionet janë të pranishme, por jam i sigurt se Shkëndija gjatë këtyre gjashtë ndeshjeve ka treguar stabilitet dhe pak më tepër fat dhe eksperiencë, besoj që kemi merituar më shumë pikë. Një falenderim të veçant për të gjithë që na kanë përkrahur, për të gjithë tifozët, opionionin sportiv, veçanarisht ‘Ballistët’ që kanë qenë me ne në çdo cep të Europës.

Do të doja të falenderoj të gjithë dhe të ju them se në pranverë do të shihemi sërish në Europë, ndërsa për mua qëllimi kryesor do të jetë kampionati dhe Kupa, teksa Europa do të jetë një luks për ne. Skuadrat që mund të na përcaktohen në short, janë ekipe të fuqishme dhe spektakolare. Do të jetë një pranverë e bukur, një pranverë që do të na sjell gjëra pozitive.

Gjithashtu dua ti falenderoj ata që kanë kritikuar gjatë gjithë kohës, besoj që ata janë më meritorët për rezultatet pozitive të Shkëndijës. Unë do të kërkoja që mos ti kritikojnë futbollistët, por të gjitha kritikat ti drejtojnë tek unë, pasi unë jam fajtori kryesor.”

…vlerësimi i kampanjës…

Jeton Beqiri: “Mendoj që momenti kur kalon raundin, mund të quhet i suksesshëm.

Unë asnjëherë nuk jam i kënaqur, gjithmonë kërkoj më shumë. Edhe në ndeshjen e sotme, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak nga minuta e 53-të, do të isha shumë i lumtur nëse do të kalonim me barazim ose me fitore.

Por, edhe aspekti fizik dhe prishja e konceptit të lojës me një lojtar ma pak ndaj një skuadre jashtëzakonisht shumë të fuqishme, bëhet shumë e rëndë.

E rendësishme është që të jemi pozitiv, të mësojmë dhe e rëndësishme është që e gjitha kjo që na ndodhi në këtë vit është diçka e re, e jashtëzakonshme dhe më shumë se kaq nuk do të kërkonim që të na jepte Zoti për këtë vit.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot