Milan, çfarë po ndodh?

- Bota Sot

Milan, çfarë po ndodh?

Milani ka më shumë se një problem, gjë e dukshme nga rezultatet e fundit: 2 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit.

Një element i përbashkët është se kuqezinjtë gjithmonë kanë kaluar në disavantazh të paktën një herë: ndaj Lazios dhe Napolit nuk arritën të përmbysnin rezultatin, ndaj Torinos reaguan pas 2-0, ndërsa ndaj Sassuolos ndeshja pati një rrjedhë të çuditshme, nga 1-0 për vendasit në 2-1 për Milanin e më pas 2-2 përfundimtar.

Sipas Allegrit, skuadra po pëson gola me shumë lehtësi. Në 360 minuta janë pësuar 7 gola, ndërsa në 14 ndeshjet e mëparshme porta kuqezi ishte tundur vetëm 9 herë. Për këtë arsye, më parë shpesh vlerësohej qëndrueshmëria e Milanit, i cili fitoi shumë “big match” edhe 1-0.

Mike Maignan ka bërë diferencën, por nuk mund të jetë perfekt gjithmonë.

Një tjetër faktor është mungesa e Gabbia, që ka ulur siguritë në mbrojtje: 4 nga 7 golat e fundit janë pësuar pa të. Më 28 dhjetor, ndeshja me Hellas Verona do të jetë një provë që nuk duhet humbur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot