Manchester City hap bisedimet për Antoine Semenyon

- Bota Sot

Manchester City hap bisedimet për Antoine Semenyon

Manchester City kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, sipas raportimeve të talkSPORT. Citizens janë një nga klubet e mëdha të Premierligës që po kërkojnë të aktivizojnë klauzolën e lirimit të 25-vjeçarit, e cila luhatet midis 60 dhe 65 milionë funteve.

Përveç City, interes për lojtarin ganez kanë shfaqur edhe Liverpool, Manchester United dhe Tottenham, ndërsa Arsenal mund të bëjë një lëvizje vetëm nëse shesin një sulmues gjatë janarit. City duket se kanë marrë avantazhin duke nisur bisedimet dy javë para hapjes së merkatos së dimrit.

Trajneri Pep Guardiola momentalisht ka mungesa në krahë me Jeremy Doku dhe Oscar Bobb të lënduar, ndërsa Omar Marmoush ndodhet në AFCON me Egjiptin. Semenyo, që nuk mori pjesë në AFCON pasi Ghana nuk u kualifikua, do të jetë i disponueshëm gjatë gjithë dimrit.

Semenyo ka shënuar 7 gola në 15 ndeshje, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve të Premierligës këtë sezon, dhe ka firmosur një kontratë të re pesëvjeçare me Bournemouth më herët gjatë vitit. Ai riktheu golin në barazimin 4-4 ndaj Manchester United, pas një periudhe prej tetë ndeshjesh pa shënuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot