Conte provokoi holandezin

- Bota Sot

Conte provokoi holandezin

Kur deti është në furtunë, duhet kapiteni të nxjerrë ekipin jashtë problemeve.

Ky përshkrim i përshtatet saktësisht asaj që po bën Antonio Conte te Napoli: trajneri salentin në ndeshjet e mëdha shfaqet më i vendosur dhe nxjerr diçka më shumë.

Statistikat e Napolit në përballjet e mëdha këtë pjesë të parë të sezonit e tregojnë qartë: humbjet e vetme ndaj ekipeve të mëdha kanë ardhur në Milano kundër Milanit dhe në Manchester kundër City-t. Përveç tyre, vetëm fitore ndaj Interit, Romës dhe Juventusit.

Shembulli më i fundit është gjysmëfinalja e Superkupës, e fituar kundër kuqezinjve.

Në një atmosferë pa dyshim jo shumë të zhurmshme në Al-Awwal Park në Riad, zëri i trajnerit të Napolit dëgjohej në të gjithë stadiumin: çdo presion, mbrojtje, kundërsulm apo zgjedhje sulmuese shoqërohej me britmat e Antonios.

Mbikëqyrja e ngushtë e lojtarëve të tij tregon se kur ndeshjet bëhen serioze, ish-trajneri kombëtar nuk lë asgjë rastësisht, madje as gjendjen nervore të kundërshtarëve.

Në Arabinë Saudite, tensioni me Allegrin, që kulmoi me mungesën e shtërngimit të duarve në fund, filloi pas faullit të ashpër të Adrien Rabiot ndaj Matteo Politanos.

Stoli i Napolit u ngrit menjëherë duke kërkuar me zë të lartë përjashtimin e mesfushorit francez. Sherret vazhduan gjatë gjithë pjesës së dytë, dhe në një moment, ndërsa trajneri livornez ankohej për faullet e vazhdueshme të napolitanëve, mikrofonat e bordit të fushës kapën qartë Conte duke thënë: “Mjaft” për t’iu referuar ankesave të vazhdueshme të kolegut.

Një ndeshje brenda ndeshjes që Antonio di ta komandojë sipas dëshirës.

Një precedent i madh ishte edhe përplasja me Lautaro Martinez-in dhe Denzel Dumfries në Napoli-Inter.

Napolitanët sapo kishin pësuar golin e 2-1 që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.

Pas dy minutash nga penalltia e Calhanoglu, Conte provokoi holandezin, duke nxitur nervat edhe të argjentinasit.

Që nga ai moment, Interi u largua mendërisht nga ndeshja dhe pesë minuta më vonë mori golin përfundimtar 3-1 nga Frank Anguissa nga një goditje dytësore.

Rëndësia e të pasurit një nga trajnerët më të mirë në dispozicion duket qartë edhe në këto detaje të vogla.



Lexoni të gjitha në Bota Sot